Trajneri i Meksikës,Osorio: futbolli është për burra dhe jo për klounë!

Meksika e mbylli pjesëmarrjen e saj ë Botëror, pasi humbi ndaj Brazilit 2-0 në një ndeshje, në të cilën Nejmari u kritikua, për shkak të sjelljes së tij. Mbas kësaj ndeshjeje, trajneri meksikan, Huan Karlos Osorio, fajësoi gjyqtarin italian, Xhanluka Roki, se ai ka favorizuar Brazilin, ndërkohë që i dërgoi edhe një “përshëndetje” Nemarit.
“Është turp për futbollin që harxhohet kaq shumë kohë vetëm për një lojtar. Gjykimi ishte për faqe të zezë, ai e ndërpriste ndeshjen për çdo kontakt. Ky nuk është ndonjë shembull i mirë për të gjithë ata fëmijë që i ndjekin ndeshjet, sepse futbolli është një sport burrash dhe jo loje klounësh”, vuri në dukje trajneri i Meksikës, Osorio, duke kritikuar direkt gjyqtarin Roki dhe Nejmarin.
Sfidanti.al