Nejmari e udhëhoqi Brazilin në kualifikimin midis tetë ekipeve më të mirë të Botërorit të tanishëm të Rusisë, mbas triumfit 2-0 ndaj Meksikës, në një ndeshje, ku ai demonstroi cilësitë e tij supreme si lojtar, por edhe si aktor! Ky sulmues i PSZH-së shënoi golin e parë për Brazilin në min. e 51-të, ndërkohë që aksioni i tij individual ishte vendimtar për golin që shënoi Firminjo në min. 88-të.
Por, sidoqoftë, Nejmari gjatë të gjithë ndeshjes rrëzohej në mënyrë teatrale ndaj pothuase çdo ndërhyrjeje të lojtarëve kundërshtarë, ashtu sikurse ka bërë edhe në ndeshjet e mëparshme të këtij Botërori, duke u bërë temë qëndrore kritikash nga ana e tifozëve të futbollit në rrjetet sociale. Në një rast, futbollisti meksikan, Migel Lajun, e shkeli nyjën e njerës prej këmbëve të Nejmarit dhe ky i fundit, si pasojë, u përpëlit sikur ta kishte shkelur ndonjë tren, por mbas pak mintuash ai (Nejmari) u çua në këmbë dhe filloi të luajë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kishte nga ata që kërkuan kartonin e kuq për lotjarin meksikan, por, kur e panë Nejmarin që u fut të luajë shpejt e shpejt, ngritën vetullat?
“Brazili fitoi, por kjo ndeshje do të mbahet mend për aktrimin e Nejmarit, Jepni atij çmimin ‘Oskar’. Nëse nuk e marrin në Hollivud, dërgojeni në Bollivud (Hollivudi indian)”, vihej në dukje në rrjetet sociale.
Sfidanti.al