Pavard zbulim i Botërorit: e blenë 5 milionë, s’e shesin për 50 milionë euro!

Çdo Botëror ka heronjtë e vet që arrijnë të bëhen të famshëm, qoftë edhe në një ndeshje të vetme. Një nga këta është mbrojtësi i djathë i përfaqësueses franceze, Benzhamin Pavard. Megjithësë konsiderohej si një lojtar jo kushedi se çfarë para kampionatit botëror, pasi emri i tij nuk ishte aq i tingëllueshëm sa i futbollistëve të tjerë francezë, Pavardi ua ndërroi mendjen skeptikëve dhe shkëlqeu në ndeshjen kundër Argjentinës, pasi shënoi një gol të mrekullueshëm dhe tani ai është bërë një futbollist, për të cilin flet e gjithë bota.
Sidoqoftë, performanca e mirë e Pavardit nuk u erdhi për mirë njerëzve kryesorë të PSZH-së, duke qenë se ata ia kishin vënë syrin Pavardit, kurse tani për të kanë nisur të interesohen edhe klube të tjerë. Më këtë rast, përmendet shuma 50 milionë euro, por Shtutgarti as që nuk dëgjon që ta shesë atë, ndërkohë që nuk e ka blerë këtë futbollist jo më shumë se 5 milionë euro.
“Për Pavardin edhe para Botërorit janë interesuar klube të tjerë, kurse tani për të interesohen klube të mëdhenj. Sido që të jetë, ne nuk kemi ndërmend që ta shesim atë për më pak se 50 milionë euro. Duam që ai të rrijë me neve edhe të paktën një vit, pasi ai është një mbrojtës shumë i mirë”, thonë te Shtutgarti.
Pavardi, në fakt, ka ardhur te Shtutgarti nga Lila para dy vitesh, mbasi për të u paguan pesë milionë euro. Ai mund të luajë në disa pozicione, por ai më mirë luan si mbrojtës i djathtë.
Sfidanti.al