Është padyshim i dëshpëruar pasi Kolumbia e tij u eleminua, veçse Jerri Mina ka arsye për t’u ndjerë krenar. Futbollisti me moshë të re, pjesë e Barcelonës, u bë i pari mbrojtës në historinë e botërorëve, që shënon në 3 ndeshjet e luajtura si debutues.
Trajneri Pekerman nuk e futi në ndeshjen e parë ndaj Japonisë, për arsye teknike, por pastaj nuk e ndau nga formacioni. Ish-lojtari i Palmeirasit realizoi ndaj Polonisë, me kokë në minutën e 40-të. Më pas, ai zgjidhi ndeshjen ndaj Senegalit, po me gjuajtje me kokë në minutën e 74-ët. Goli i tretë erdhi pikërisht në ndeshjen e turit të dytë ndaj Anglisë.
Sfidanti.al