Festime të mëdha në Lima: Peruanët priten si përëndi!

Disa mijëra tifozë e pritën përfaqësuesen e Perusë në Lima, mbas kthimit të saj nga kampionati botëror i Rusisë. Mbas tri ndeshjeve në grup, peruanët dolën në vend të tretë. Ata humbën me rezultatin minimal (1-0) ndaj fuqive evropiane, Francës dhe Danimarkës, por me fitoren 2-0 ata i dhanë një lamtumirë dinjitoze kampionatit botëror, ku ata merrnin pjesë për herë të parë mbas një pauze prej 36 vitesh. Për herë të fundit, Peruja ka luajtur në një kampionat botëror në vitin 1982 në Spanjë, por, pavarësisht, se ata nuk arritën që të kualifikoheshin në këtë kampionat botëror në 1/8-tën e tij, ata u pritën si perëndi në kryeqytetin peruan, Lima.

Disa mijëra tifozë me këngë dhe ovacione të mëdha e pritën ekipin përfaqësues peruan në aeroportin e Limas në shënjë mirënohjeje dhe mbështetjeje morale për heronjtë e kombit të tyre.

Sfidanti.al