FIFA, duke aplikuar kriterin fair play (lojën korrekte) në rangimin e përfaqësueseve synonte që të shmangte shortin, njofton media ruse, duke iu referuar federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA). “Shkurt, ne donim që ta shmangim llotarinë, duke shtuar edhe një kriter. Ne bëmë analizën tonë dhe nuk mendojmë se duhet të ndryshojmë ndonjë gjë”, thotë Kolin Smith, shef ekzekutiv i FIFA-s.
Këtë rregull për të llogaritur numrin e kartonave të verdhë, ndërkohë që ekipet përfaqësues pjesëmarrës në kampionatin botëror kanë të njëjtët numër pikësh dhe golaverazh, FIFA e aplikoi për herë të parë në Rusi. Sidoqoftë, ekipi i parë që kaloi në fazën tjetër, në atë të 1/8-tës, mbi bazën e këtij rregulli është Japonia që, sepse kishte më pak kartona të verdhë, kaloi në fazën tjetër para Senegalit në këtë grup.