Futbollistët e përfaqësueses së Spanjës, Isko, Serhio Ramos dhe Jago Aspas, bënë komentet e tyre për ndeshjen e ardhshme të një së tetës së finales të Botërorit me Rusinë. Isko deklaroi se ekipi kundrshtar është i rrezikshëm. “Pa asnjë dyshim, ndeshja kundër Rusisë do të jetë shumë e vështirë. Rusët do të luajnë në vendin e tyre dhe do të kenë mbështetjen e të gjithë stadiumit. Megjithëse humbën ndaj Uruguait, ata luajtën shumë mirë në dy ndeshjet e para”, tha mesfushori spanjoll. Me të pajtohet edhe sulmuesi Jago Aspas që se nuk duhet të nxirren konkluzione mbi bazën e ndeshjes së Rusisë ndaj Uruguait (0-3), sepse rusët nuk luajtën me formacionin e tyre kryesor.
Kapiteni i përfaqësueses spanjollë, Ramos, nga ana e tij, vuri në dukje se në ekipin spanjoll janë bërë ndryshime në lojë dhe se ata do të bëjnë gjithçka të mundur që ta fitojnë ndeshjen me Rusinë.
Ndeshja mes Rusisë dhe Spanjës do të luhet në Moskë, më 1 korrik
Sfidanti.al