Turpërim botëror: Levandovski e gjeti fajin te…  bashkëlojtarët!

Robert Levandovski shprehu pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tij të madh mbas eliminimit të turpshëm të Polonisë nga Mundiali në Rusi. Ç’është e vërteta, Polonia ishte për faqe të zezë në këtë Botëror, ndërsa Levandovski vuri në dukje se faji kryesor qëndron te fakti se sulmi ishte shumë i shkëputur nga repartet e tjerë të ekipit, ndërkohë që ai vetë, në këto kushte, nuk mund të bënte asgjë më shumë.

Shkelmin e fundit Polonisë ia dha Kolumbia që e mundi atë thellë 3-0 me plot meritë që do të thoshte edhe eliminimin e saj nga kampionati botëror, pasi, më parë, Polonia ishte mundur 1-2 nga Senagali.

“Ne dështuam, por, ama, ne u pëpoqëm dhe luftuam. Unë bëra gjithçka që munda, por, sikurse doli, nuk qe e mjaftueshme që ne të fitonim një ndeshje. Unë isha i shkëputur në sulm, mos vallë më takonte mua që të merrja topin dhe të filloja që të dribloja që nga mesi i fushës dhe të shënoja gol?”, tha Leva, duke kritikuar në këtë mënyrë bashkëlojtarët e vet.

Sfidanti.al