Mitroviç flet për budallallëqe dhe gjeste sikur të ishim fëmijë!

Serbia kaloi e para në avantazh që min. e 5-të, duke shpresuar  se do të mund të kalonte në 1/8-tën e finaleve, por… ajo e lejoi Zvicrën që ta përmbyste rezultatin dhe ta fitonte ndeshjen, duke tërhequr kështu vëmendjen edhe për shkak të asaj që bënë në fushë dy lojtarët e saj me origjinë kosovare, Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqiri që, pasi shënuan golat e tyre, bënë me duar shqiponjën që, sikurse pretendojnë nacionalistët serbë, është simbol i “Shqipërisë së madhe”!

Sidoqoftë, Aleksandar Mitroviç, shënuesi i golit të parë të Serbisë, nuk i komentoi gjestet e dy lojtarëvë të lartpërmendur të Zvicrës, por ngarkoi me faj ekipin e Serbisë, sidomos, ashtu si luajti ajo në pjesën e dytë.

“Ne i pësuam golat si të ishim fëmijë, bëmë budallallëqe në mbrojtje, thjesht, u ‘shitëm’ lirë. Në vend që të ruanim rezultatin, ne, nuk e di se çfarë menduam… Ne luajtëm si miza pa kokë, nuk dinim se ku shkonim, me të vërtetë, bëmë budallallëqe”, vuri në Mutroviçi. Tani, Serbisë do t’i duhet që të mundë Brazilin që të kalojë në 1/8-tën e finaleve të Kupës së Botës Rusi-2018.

Sfidanti.al