Lihshtajner një gol ndryshe: Ne nuk jemi engjëj, por e njohim ..luftën

Stefat Lihshtajner, ashtu si edhe me Serbinë, luan gjithnjë me zemër të madhe, pra jep nga vetja gjithçka, 100 për qind, por, ndërkohë, dihet se ai hyn shpesh në konflikte me gjyqtarët dhe bashkëlojtarët, pasi nervat i ka “të shkurtra”! Po ashtu, duket se në lëndën e historisë ai nuk ka qenë i fortë që ai e tregoi edhe mbas ndeshjes me Serbinë që Zvicra e fitoi 2-1.

“Po, keni të drejtë, Xhaka dhe Shaqiri nuk duhet t’i bënin ato gjeste, sepse ata janë zviceranë! Por edhe ne nuk jemi engjëj, kemi emocionet tona”, tha Lihshtajneri, duke vazhduar më tej: “Të gjithë ne e dimë se si është lufta, sesa gjak është derdhur dhe se çfarë kanë hequr prindërit e tyre”, vuri në dukje përforcimi i ri i Arsenalit të Londrës.

Sfidanti.al