Ljuis Hamilton njihet nga ata që nuk vuajnë nga “sëmundja” e modestisë. Anglezi e theksoi edhe më shumë famën e tij, me përgjigjen që dha në një intervistë para Çmimit të Madh të Francës në Formula 1. Gazetari e pyeti se cili prej rivalëve të tij, Fetel, Alonso apo ndoshta Rosberg, kishte qenë kundërshtari më i fortë dhe më i krahasueshëm me të.
“Nëse flasim ndershmërisht nuk ka krahasim”, – ishin fjalët e kampionit të botës. Gjithsesi, 33-vjeçari nuk ishte aq i sigurt nëse do ta mbrojë apo jo titullin këtë vit. “Nuk mund të them nëse do ta mundim Ferrarin apo jo, – tha ai, – për momentin, italianët duken pak më mirë sesa ne, por Botërori është në vazhdim, ndaj të mos flasim para kohe”. Fetel kryeson renditjen vetëm me 1 pikë më shumë sesa Hamiltoni.
Sfidanti.al