Jurgen Klop do vetëm shlodhje, plazh i qetë në Ibica

Nuk është shumë imadh në moshë, por gjithsesi vitet mbi supe dhe profesioni kërkojnë që të pushojë siç duhet. Jurgen Klop zgjodhi të mos udhëtojë shumë për të gjetur plazhin e kësaj vere. Ndërsa në Rusi zhvillohet Kupa e Botës, trajneri iLiverpulit pati itinerarin Angli-Gjermani-Spanjë, për t’u vendosur në Ibica, në ishullin balear në Mesdhe.

Gjermani madje zgjodhi plazhin e Formenterës, një nga zonat më të qeta të Ibicës, për të kaluar ditët e pushimeve pas një sezoni tepër të ngarkuar. Klopi u fotografua në jaht dhe në gomone, në zona të veçuara, në krah të gruas së tij, Ulës, dhe të disa miqve. Edhe pse milionerë, trajnerët e futbollit nuk kanë shumë kohë për pushime, dhe Klop duhet të “karikojë” shpejt e mirë “bateritë”, në pritje të një sezoni edhe më të vështirë.

Sfidanti.al