Cili do ta fitojë Botërorin ? Mos bini në kurth të thoni Brazili, Franca, Gjermania apo Spanja. Ndërsa golat e Ronaldos në portën e Spanjës kanë bërë xhirron e Botës, batuta e deputetit Erion Braçe, armikut “botëror të presidentit Duka, ka bërë xhiron e botës sonë çudibërëse. Nje botë që ia kalon edhe vetë Rusisë së madhe nga numri i studiove per Boterorin. I pyetur se cili ekip do të jetë fitues i Kupes se Botes, njeriu që për pak i vuri flakën me çakmak kashtës së stërtharë të futbollit ne Shqiperi , ka befasuar me frazën: “ Botërorin do të fitoi Partizani me arbitër Armand Dukën”. “Pleshti”, siç e quajnë njerëzit që përulen me devocion në oborrin e “mbretit” , i bie edhe nga Rusia, për të thumbuar presidentin që kishte besuar se vetëm në ditët e Botërorit do ta harronin emrin dhe bëmat e tij..
Tamam në ditën që Ronaldo shënon 3 gola në portën sublime të Spanjës, Erion Braçe gjen rastin të festojë dhe te qeshë me shpirt, siç e tregon edhe foto, “golin” e tij të radhës në portën ku zakonisht nuk futen të gjithe, por vetëm “pleshtat” e vegjël që bezdisin sa për 1000 vetë…
Sfidanti.al