Lineker e ka me Luis Suarez: Salah ishte me mire se ai ne ndeshje

Geri Lineker shfrytezoi ne maksimum rrjetet sociale per te kritikuar sulmuesin Luis Suarez per paraqitjen e bere ndaj Egjiptit ne ndeshjen e Grupit A. Ish sulmuesi anglez ironizoi jo pak sulmuesin e Barcelones duke thene se Salah luajti me mire se ai, kur dihet se egjiptiani nuk mundi te luaje.

‘Mohamed Salah luajti me mire se Suarez kete ndeshje-shkruante Lineker ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter.

Ne ndeshjen me Egjiptin, Suares kishte 3 raste shume te mira per shenim, por nuk mundi te shfrytezoje asnje prej tyre.

Sfidanti.al