Polonia nderon Levandovskin; emeton pulle postare me imazhin e tij

Polonia feston fillimin e Boterorin e Rusise me nje homazh per Robert Levandovskin. Ne nder te sulmuesit 29 vjeçar qeveria polake vendosi te emetoje pulla postare me imazhin e tij me Levandovskin qe ka shenuar 55 gola ne 95 ndeshje me perfaqesuesen. Ne total u emetuan 5 milione pulla poste me nje vlere prej 1.4 Euro.

Nderkaq Levandonski eshte ne qender te vemendjes se zerave te merkatos se transferimeve dhe per kete arsye Federata Polake e Futbollit ia ndaloi ne menyre kategorike te flase per te ardhmen e tij.

Polonia qe eshte ne Grupin H do te nise aventuren e saj ne Kupen e Botes te marten me ndeshjen ndaj Kolumbise, me pas do te perballet me Japonine dhe Senegalin.

Sfidanti.al