Sa shpejt kaluan 20 vjet, yjet e Francës përkujtojnë titullin

Ishte Skuadra e dytë Ëndërr pas asaj të viteve 80-të, veçse arriti një sukses më të madh. Kanë kaluar 20 vjet që nga triumfi 3-0 i Francës ndaj Brazilit në finalen e Botërorit, dhe legjendat e asaj kohe u mblodhën për ta përkujtuar titullin më të madh të sportit francez në histori. Një pjesë e madhe e tyre ishin në një rrethinë të Parisit, pikërisht aty ku ndodhet stadiumi i finales, “Stadë dë Frans”.

Krah për krah ishin Karembë, Bartez, Sharbonie, Pires, Zidan, Zhorkaef, Kandela, Bogosian, Blank dhe Lamushi. Munguan disa të shquar si Peti, Desai apo Deshamp, por ky i fundit është në krye të kombëtares së sotme të Francës që do të luajë në Botërorin e Rusisë. Në 1998, Franca fitoi 3-0 ndaj Brazilit të madh me dy gola të Zidanit dhe një të Petisë, duke qenë ai titulli i vetëm në histori. “Gjelat” kanë edhe dy tituj europianë (1984, 2000).

Sfidanti.al