Salah hedh dorashkën: Kush tha që e pranova mesazhin e Ramosit?

Pajtim nuk ka, tashmë kjo është e qartë. Gjithë ata që donin të dinin se çfarë mendon Mohamed Salah për Sergio Ramosin pas finales së Championsit, tani e morën vesh pas fjalëve që vetë egjiptiani tha për gazetën “Marka”. “Ai më dërgoi një mesazh, por kjo nuk do të thotë se unë e pranova, se gjithçka është në rregull, – tha sulmuesi i Egjiptit dhe i Liverpulit, – ishte momenti më i keq i karrierës sime. Që kur u rrëzova pata dhimbje fizike dhe shqetësim të madh. U zemërova dhe dëshpërova shumë që nuk mund të luaja në finale, por edhe i tronditur se mund të mos luaja dot në Botëror”.

Salah nuk i lejoi vetes të fliste më shumë, por gjithçka është e qartë. Ramos ka qenë në qendër të kritikave të ashpra nga të katër anët e botës, pas dëmtimit që i shkaktoi sulmuesit, dhe goditjes me bërryll ndaj portierit të Liverpulit, Karius. Jo vetëm për këtë, por ai shkaktoi reagime kur u tall me kritikat e tifozëve anglezë. Braziliani Firmino iu përgjigj duke e quajtur “idiot”.

Sfidanti.al