Kërcënime për Mesin, Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

“Nuk mund të shkoni atje dhe të merrni pjesë në festimin e 70-vjetorit të Izraelit, do të ishte një ofendim për popullin argjentinas”. Kështu u shpreh ambasadori palestinez në Argjentinë, Husni Abdel Uahed, i cili shtoi se “do të festohet 70 vjetori i një pushtimi, dhe për ju do të ishte sikur të merrnit pjesë në festimin e pushtimit të Malvineve”.

Në të vërtetë, nuk qe nevoja që ambasadori të lodhej shumë, pasi vendimi nga Federata Argjentinase e Futbollit ishte marrë. Ekipi kombëtar nuk do të shkojë të luajë në Jeruzalem, miqësoren ndaj Izraelit, por do të mbetet në Barcelonë, e do të kërkojë një miqësore tjetër.

Një ditë më parë, në drejtim të Mesit pati kërcënim nga presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Xhibril Raxhub, i cili kishte deklaruar se nëse ylli i Barcelonës luan në këtë ndeshje, tifozët arabë e myslimanë do të digjnin fanelat dhe fotot e tij.

Sfidanti.al