Media angleze shkruan se trajneri i njohur fracnez, Loran Blan, ka vajtur në Londës që të zhvillojë bisedime me kryesinë e Çelsit. Thuhet se ai do të pasojë në stolin e drejtimit të Çelsit trajnerin e deritanishëm të këtij të fundit, Antonio Konte. Po ashtu, media e lartpërmendur shkruan se klubi i “bluve” të Londrës nuk i pranoi shërbimet e trajnerit italian, Mauricio Sari, që deri tani ka drejtuar Napolin, sepse ai kërkonte shumë, tetë milionë euro në vit.
Sidoqoftë, në median angleze përmenden edhe emra të tjerë si kandidatë që të marrin përsipër klubin londinez, sidoqoftë, duket se Çelsi do të mbarojë punë me trajnerin e mësipërm francez. Blani, gjatë karrierës së tij, ka drejtuar Bordon dhe PSZH-në që i ka bërë kampionë të Francës. Ai, gjithashtu, ka qenë trajner i “gjelave” francezë gjatë viteve 2010-2012.