Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, vuri në dukje se ai nuk ka ndonjë synim që të bëhet trajner i Portugalisë në një të ardhme të afërt. Në një intervistë të fundit, ai deklaroi: “Ende nuk ndodhem afër një pozicioni të tillë. Unë kam mendimin se puna ime është trajner klubi, sepse dua që ekipi im të luajë çdo javë, dua që të kem stërvitje përditë”, tha “Speciali” duke shtuar:
“Unë jam shumë më larg marrjes përsipër të ndonjë përfaqësueseje sesa disa vite më parë”.
Përfaqësuesen e Portugalistë, aktualisht, e drejton Fernando Santosh që arriti të dalë me ekipin e tij kampion Evrope në kampionatin evropian të fundit.
Sfidanti.al