Nuk ka kampionat tjetër që të matet me atë të Spanjës, kur vjen puna për praninë në Botëror. Plot 80 yje që do të jenë në Rusi luajnë në La Liga, një numër që lë prapa turnetë e mëdhenj të Europës si Premier Ligën, Serinë A, Bundesligën apo Ligën e Parë të Francës. Mjaftojmë të kujtojmë Mesin, Ronaldon, Grizmanin, Suarezin, Varanin, Krosin, Modriçin, Rakitiçin, Kutinjon, Kasemiron, Ter Shtegenin, apo vetë “furitë e kuqe” si Iniestën, Ramosin apo Pikenë, sa për të përmendur vetëm pak emra.
Gjithsesi, përsa i përket ekipeve kombëtare, Spanja duhet të kënaqet me vendin e dytë. Kryeson Franca, edhe pse jo me diferencë të madhe, pasi “gjelat” kushtojnë gjithsej 1.08 milionë euro, ndaj 1.04 milionë që vlerësohen kartonët e lojtarëve të Hulen Lopetegit. Më pas, Brazili me 950 milionë euro, Anglia me 874, Gjermania kampione e botës me 872, Belgjika me 758 dhe Argjentina e Mesit me 708 milionë euro që lë pas Portugalinë e Ronaldos, që është shumë më poshtë me 468.
Sfidanti.al