Gjokoviç, pas dështimit në Paris, rrezikon edhe Uimbëlldonin

Thuajse kemi harruar tenistin e madh që dominonte rivalët dhe të cilit nuk i shpëtonin dot as Rafa Nadal e Rozher Federer. Për fat të keq, lavdia e Novak Gjokoviçit i përket së kaluarës, siç u shfaq qartë në çerekfinalet e Rolan Garosit. Nole u mposht nga siçiliani Marko Çekinato pas 4 setesh, 3-6, 6-7, 6-1, 6-7, pas një ndeshjeje shumë të fortë dhe dramatike.

Italiani nuk deshi t’i besonte syve (“më duket sikur jam ende në gjumë, nuk e besoj dot edhe pse fitova”) që mposhti një gjigand, veçse Gjokoviçi nuk është më Gjokoviç. Forma fizike sidomos lë për të dëshiruar, aq sa serbi u shpreh pas disfatës së “nuk e di nëse do të jem në sezonin e barit”, pra në Uimbëlldon.

Humbja ndaj numrit 72 të botës ishte e rëndë, ndërsa më parë Çekinato u bë i njohur për shkak të gjobës prej 40 000 eurosh që mori me akuzën për trukim ndeshjesh. Më pas, gjoba iu hoq. Siçiliani u bë i pari italian në 40 vjet që arrin në gjysmëfinale të një Grand Slemi.

Sfidanti.al