Zinedin Zidane, në një konferencë shtypi të organizuar dje, e befasoi botën e futbollit, duke shpallur dorëheqjen e tij si trajner i Realit të Madridit, vetëm pesë ditë mbasi fitoi Champions-inevropian. Ky trajner francez i habitii të gjithë me vendimin e tij, por, sidoqoftë, ai, ndoshta, po largohet në momentin më të mirë, sikurse e vuri edhe vetë në dukje. Zidane, në krye të Realit, fitoi tre Liga Kampionesh me radhë dhe vetëështë i ndërgjegjshëm se vështirë se ai do të mund ta përsërisë këtë sukses edhe sezonin tjetër të Champions-it, megjithëse e njëjta gjë u tha edhe në fillim të sezonit të kaluar.
Zizuja popullor u ul në stolin e drejtimit të Realit të Madridit, më 2016, mbas shkarkimit të Rafa Benitezit. Sigurisht që edhe më tej do të vazhdojë diskutimi, nëse Zidane është një gjeni apo atij, thjesht, i eci fati! Sido që të jetë, Zizuja qëndroi në krye të Realit fiks 879 ditë dhe, gjatë kësaj periudhe, ai arriti, me të vërtetë, shumë suksese. Gjatë muajve të parë në detyrën e tij të trajnerit të Realit, ai mundi Barcelonën në “Nou Kamp”, duke e ndërprerë serinë prej 39 ndeshjesh të pahumbura të ekipit katalonjas.
Si arritjenmë të madhe që shërbeu si bazë për sukseset e mëdha të Realit, shumëkush konsideron faktin se Zidane arriti që nga grupi i yjeve të mëdhenj të krijonte një ekip të balancuar në mënyrë të shkëlqyer që funksiononte si një familje. Kjo gjë, ndoshta, ishte baza e të gjithë sukesit të madh gjatë, po e përsërisim, vetëm tre sezoneve të tij. Zidane me Realin, gjatë kësaj kohe, relativisht të shkurtër, arriti të fitoi tre Liga Kampionësh, dy Superkupa, dy kampionate botëroreklubesh, një titull kampioni në Primera dhe një Superkupë të vendit. Shkurt -897 ditë: 9 trofe, një në 97 ditë!
Sfidanti.al