Kapiteni i përfaqësueses së Perusë, Pablo Guerero, do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës Rusi-2018, vendosi dje Gjykata e Lartë në Zvicër.
Guerero ishte dënuar, sepse ai doli pozitiv me kokainë mbas ndeshjes kualifikuese kundër Argjentinës. Vetë ai u mbrojt, duke pretenduar se dikush tjetër ia kishte futur rastësisht kokainën në çaj. Fillimisht, ai u dënua që të mos luante gjashtë muaj, por, më pas, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ia shtoi dënimin, duke ia bërë 14 muaj pezullim.
Rasti i Guereros tërhoqi vëmendjen e madhe të opinionit publik dhe në mbrojtje të kapitenit të Perusë u shprehëm shumë figura sportive, kohët e fundit edhe kapitenët e Danimarkës, Francës dhe Australisë që bëjnë pjesë në të njëjtin grup të Botërorit. Madje, në favor të Guereros ndërhyri edhe vetë presidenti i Perusë, Martin Viskar, që së bashku me të gjithë organet shtetërorë u vendos në mbëshetje të kapitenit të përfaqësueses peruviane. Sa për kujtesë, Peruja, për herë të fundit, ka luajtur në një Botëror, më 1982.