Usain Bolt po vazhdon me këmbëngulje të çojë përpara ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist. Njeriu më i shpejtë i botës është parë në stërvitje me skuadrën norvegjeze, Stromsgodset, ndonëse ky nuk është i vetmi variant për të. Pasi nuk ia doli të vishte fanelën e Mançester Junajtidit apo Borusias së Dortmundit, xhamajkani 31-vjeçar ka një ofertë nga … San Marino.
Skuadra kampione e San Marinos, La Fiorita, i ka bërë kërkesë që të bashkohet me të. “I dashur Usain Bolt, ne të duam në skuadrë tonë në San Marino, – shkruhet në kërkesën e postuar në Tuiter, – përse jo? Ne duam që të shkruajmë historinë. A do të vini?”
Bolt duhet të marrë një vendim, ndërsa kërkon ngushëllim për faktin që po humbet një nga 9 medaljet e arta olimpike, pasi shoku i tij i stafetës 4×100 metra, Nesta Karter, humbi edhe apelin ndaj dënimit për doping.
Sfidanti.al