Ekziston kontrata që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2021, janë edhe planet për një rinovim të rëndësishëm, por po ashtu e shkruar “e zezë mbi të bardhë” është edhe një klauzolë që e lejon të largohet sapo të plotësohen kushtet.
Mister e ardhmja e Mauro Ikardit tek Interi, njeriu që përveçse ka shënuar 107 gola në 182 ndeshje, është edhe kapiteni i skuadrës. Kohët e fundit janë shtuar zërat për interesim të Realit apo të Çelsit për argjentinasin, ndërsa ekziston mundësia që njëri prej tyre të paguajë 110 milionë eurot e klauzolës dhe ta marrë pa biseduar fare me italianët.
Çfarë plani ka Interit? “La Gazeta delo Sport” nxjerr përfundimin se klubi-pronë e familjes kineze, Çan (apo Çang, varet si lexohet), nuk dëshiron të nxitohet. Klauzola për Ikardin hyn në fuqi nga 1 deri në 15 korrik, pra zikaltërit kanë të paktën një muaj kohë, ndoshta edhe më shumë. Ata thonë se nuk ka arsye të nxitohen pasi nuk ka kërkesë për sulmuesin, por ndoshta menaxherja e Mauritos, Uanda, mund të ofendohet.
Rinovimi mund t’i japë Ikardit një rrogë prej 6.5 milionë eurosh plus shpërblime të tjera, një pagesë e rëndësishme sidomos në Serinë A, por klubet kryesore në Spanjë dhe Angli mund ta kalojnë lehtë këtë shifër.
Sfidanti.al