Një sportist normalisht nuk duhet të pijë alkool, por nuk duhet ta teprojë as me kafenë. Lukas Hradecki, portieri i ri i Leverkusenit në Bundesligë, është nga ata tipa që kafenë nuk e vë në gojë. “Më mirë pi një birrë sesa një kafe, – thotë 28-vjeçari, – unë kam lindur në Bratislavë, në Sllovaki, pra ne jemi mësuar me birra, një e tillë në mbrëmje të qartëson mendimet”.
Hradecki është vërtet sllovak, por tashmë me nënshtetësi finlandeze, dhe ka luajtur 36 ndeshje për Finlandën. Sezonin që sapo u mbyll ai ishte tek Frankfurti me të cilin fitoi Kupën e Gjermanisë, pas finales së madhe ndaj Bajernit. Gjithsesi, Leverkuseni e kishte kërkuar dhe ai e kishte ndarë mendjen të shkonte tek Bajeri.
“Sikur të ishim në Champions, do të ishte më mirë, por do ta provojmë vitin tjetër, – shprehet Hradecki, – Leverkuseni më ka bindur, në fund të fundit, do të luajmë në Ligën e Europës. Atje ka shumë djem të ri, dhe ja ku vjen “babagjyshi” nga Finlanda, për t’i mësuar”.
Sfidanti.al