Ronaldo mund Bejlin për golin më të bukur të Championsit

Roveshata e Bejlit ishte e mrekullueshme dhe ishte në finalen e Ligës së Kampionëve. Gjithsesi, klasi i uellsianit nuk mjaftoi që t’i jepte atij çmimin e golit më të bukur të shënuar këtë sezon në Champions. Këtë lavdi e mori shoku i tij tek Reali, Kristiano Ronaldo, dhe sërish me një roveshatë.

Gjykimi i UEFA-s ishte që roveshata e portugezit ndaj Juventusit ishte më e  bukur sesa ajo e Bejlit. Në vendin e tretë doli goli i Gonzalo Higuainit për Juventusin ndaj Totenhemit, ndërsa Edin Xheko mori vendin e katër për një rrjetë të shënuar për Romën kundër Çelsit.

Sfidanti.al