Aurelio De Laurentis fiton ‘luften’ per Mauricio Sarrin. Ai qe flet me siguri per kete eshte tabloidi britanik ‘Daily Mirror’ sipas te cilit, Çelsi ka vendosur te paguaje klauzolen e kontrates se trajnerit italian me Napolin prej 8 milione Eurosh.
Ne kete pike, zyrtarizimi i Sarrit te Blute e Londres eshte vetem çeshtje oresh kjo edhe per faktin se klauzola e teknikut toskan skadon pikerisht kete te enjte. Ajo qe mbetet te kuptohet eshte sesi do te administrohet largimi i Antonio Kontes te cilit mesa duket lindinezet do te kene detyrimin t’i paguajne 20 milione Euro.
Persa i perket Sarrit, Çelsi do t’i paguaje 6 milione Euro ne sezon dhe kontrata e trajnerit do te jete 4 vjeçare.
Sfidanti.al