Spanja dominon Evropën, nga 2014, 18 trofe të fituar nga 19

Futbolli spanjoll ka vendosur diktatin e plotë në kontinentin evropian dhe rezultatet e tregojnë këtë. Spanja në 4 vitet e fundit ka treguar gjithcka, lojartë spektakolare të shoqëruara me fitore të shumta. Nga viti 2014 e deri tani, janë 18 trofe që kanë shkuar në  Gadishullin Iberik nga 19 të tillë tek Reali, Barcelona, Atletiko Madrid e Sevija dhe bëhet fjalë për trofe të Ligës së Kampioneve, Europa League, Superkupë Evropiane e Botërorë Klubesh

Trofeu i 18 ende nuk është dorëzuar,  pasi Superkupa Evropiane në Tallin ende duhet zhvilluar, por sido që të jetë fituesja do të jetë një spanjolle pasi përballë do të jenë dy ekipet e Madridit, Reali dhe Atletiko. vetëm Mançester Junajtid në Europa League të 2017 ka mundur të krijojë një lloj vije ndarëse teksa mundi në Ajaksin në një finale anormale që nuk pati asnjë skuadër të La Ligës si protagoniste.

Duke u kthyer prapa në kohë, që nga viti 2008 deri tani janë 26 trofe të fituara nga klubet spanjolle nga 35 gjithsej. Nga 2014 e këtej nuk ka pasur histori. Në fillim ishyte ‘La Decima’ e Realit të Karlo ançelotit, më pas ishte Barcelona e MSN që fundosi Juventusin në finalen e Berlinit, për t’ia kaluar më pas stafetën sërish te rivalët madrilenë që fituan 3 edicione radhazi. Ndërsa në europa League, përpara suksesit të Atleticos në këtë vit u bëmë dëshmitarë të  të dominimit të Sevillës në Europa League me 3 suksese radhazi në 2014-2016.

sfidanti.al