Bashakshehir, masë disiplinore ndaj Arda Turan; gjobë 250 mijë Euro

Bashakshehir gjobit Arda Turan me 250 mijë Euro pasi mesfushori turk kërcënoi arbitrin gjatë një ndeshjeje. Është vetë klubi që bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet faqes zyrtare të tij të internetit.

‘Arda Turan që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Sivasporit në javën e 32 të Superligës u ndëshkua me 250 mijë Euro gjobë-shkruhet në komunikatën e Bashakshehirit’.

Në atë ndeshje, Arda Turan u zemërua shumë pas një autogoli të shënuar nga një prej lojtarëve të Bashakshehuirit që barazoi shifrat e sfidës në 1-1 dhe shkoi drejt arbitrit dhe e kërcënoi duke i treguar grushtin dhe më pas e shtyu me të dyja duart.

U ndëshkua me karton të kuq direkt, ndërkohë që Komisioni i Disiplinës së Federatës Turke të Futbollit i dha një dënim ekzemplar, me 16 ndeshje pezullim e 7700 Euro gjobë. Arda turan që ka luajtur në Spanjë me Atletikon e Madridit e Barcelonën eshtë futbollisti më i dashur në Turqi, por edhe më polemizuesi duke qenë protagonist i disa incidenteve me gazetarët sportivë.

sfidanti.al