Kjo po, zyrtare: Iniesta prezantohet në Japoni, do të luajë te Visel Kobe

Ish-kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta u prezantua dje në klubin e tij të ri, tek ai japonez “Visel Kobe”, që është në pronësi të biznesmenit Hiroshi Mikitani, president i grupit “Rakuten”, një nga sponsorët kryesorë të klubit katalonjas. Futbollisti i famshëm spanjoll do të bëjë prezantimin e tij të dytë, të shtunën, në stadiumin “Misaki Park” para tifozëve vendas.

Më pas, Iniesta do të kthehet në Spanjë që t’i bashkohet përfaqësueses së Spanjës që po përgatitet për kampionatin e ardhshëm botëror të Rusisë (14 qershor – 15 korrik). Mesfushori 34-vjeçar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin e mësipërm japonez që synon të kthehet në majën e futbollit aziatik.

Sfidanti.al