Ouen: Liverpuli është kualitativ, por Champions-in do ta fitojë Reali

Ish-futbollisti i Liverpulit dhe i Realit të Madridit Majkëll Ouen është i bindur se ekipi madridas do ta mposhtë Liverpulin dhe do ta fitojë Champions-in. “Do të takohen dy ekipe që luajnë futboll të stileve të ndryshëm. Liverpuli luan mirë kundër ekipeve më të mirë evropianë dhe e mban topin vazhdimisht në sulm. Mendoj se ajo do të jetë një finale e bukur me shumë gola. Por, megjithatë, Reali është favorit, sepse ai fiton atëherë, kur duhet. Unë them se Reali do ta fitojë Champions-in”, i tha Oueni gazetës “Marka”, duke shtuar:

“Liverpuli ëshë një ekip kualitativ, por ai nuk mund të përballojë një Real, me të cilin luajnë futbollistë që mund të vendosin fatin e ndeshjeve, si Ronaldo, Isko…”, vuri në dukje Oueni që ka luajtur me Liverpulin tetë sezone, duke shënuar për të 158 gola, para se të shpëngulej, më 2004, për te Reali, ku, në fakt, nuk qëndroi gjatë.

Sfidanti.al