Klajverti mjaft i zemëruar me Ajaksin, do të iki nga sytë..këmbët!

Për sulmuesin 19-vjeçar, Xhastin Klajvert, nuk ka të ardhme te Ajaksi i Amsterdamit, duke qenë se ai refuzon që të nënshkruajë ndonjë kontratë të re me këtë klub të famshëm holandez. Ai, në fakt, zhvilloi një sezon të shkëlqyer me “bardhekuqtë” e Amsterdamit, por, ndërkohë, ai ka marrë oferta nga disa klube të mëdhenj. Në të njëjtën kohë, kryesia e Ajaksit i ka ofruar atij disa herë që të nënshkruajë kontratën e re, por ky futbollist tinejxher i talentuar është i vendosur që të mos ta lidhë veten për një kohë të gjatë më këtë klub holandez.

“Unë pata një takim me kryesinë e klubit që vetëm se më tha që ta nënshkruajë kontratën ose të largohem! Fola edhe me drejtorin Mark Overmars dhe ndjeva se ndaj meje po ushtrohet presion. Për Ajaksin kishte rëndësi që unë vetëm të nënshkruaja kontratën, madje, ne nuk folëm as për futboll dhe as për para. Isha gati që ta nënshkruaja, por, mbas asaj bisede, unë ndërrova mendje. Unë dua të luaj me më të mirët dhe, kur mua të më jepet një mundësi e tillë, nuk dua që këtë dëshirë timen ta pengojë ndonjë kontratë afatgjate me Ajaksin”, deklaroi Klajverti i ri, i biri i futbollistit të madh të dikurshëm holandez, Patrik Klajvert. Në fakt, Xhastinin, në radhë të parë, e do Zhoze Murinjo i Junajtidit, por edhe Liverpuli, ndërkohë që interesim për këtë futbollist të ri të talentuar kanë treguar edhe Bajerni i Mynihut, Milani dhe Juventusi.

Sfidanti.al