Trajneri francez, Arsen Venger, sikurse edhe ka njoftuar, do të largohet, mbas 22 vitesh, nga Arsenali, ndërkohë që tani ai ka disa oferta mjaft të mira nga disa klube të mëdhenj evropianë. Ai do të donte që të kthehej në atdheun e tij, pasi që andej atij i ka ardhur një ofertë interesante nga PSZH-ja, që të marrë përsipër funksionin e drejtorit sportiv të këtij klubi francez. Kështu që ai, tani, ndodhet para dilemës: të vazhdojë të punojë si trajner, apo të pranojë që të përfshihet në strukturën drejtuese të “të shenjtëve”?
“Unë nuk e kam aq të lëhtë që të vendos. Në fakt, unë kam disa oferta interesante, por akoma jam i paqartë. Ju, duhet të kuptoni, unë kam qëndruar 22 vite në stolin e drejtimit të Arsenalit dhe tani duhet të largohem që andej. Kështu që mua më duhet që të mendoj mirë para se të vendosë”, deklaroi Arsen Vengeri.
Sfidanti.al