Paris Sën Zhermen, Al Kelaifi e pranon: Kush nuk do ta dëshironte Bufonin

Presidenti i Paris Sën Zhermeni, naser Al Kelaifi nuk e thotë hapur, por praktikisjht ka koinfirmuar ofertën e skuadrës së tij për Xhanluixhi Buffon që i tha zyrtarisht lamtumirën skuadrës së Juventusit.

‘Është një portier fantastik, karizmatik, një zotëri i vërtetë-tha Al Kelaifi-jam i sigurt se të gjithë klub do të donin ta kishin në radhët e tyre. Por ju më njihni mirë; mendoni se do t’ju them se cilët futbollistë po ndjekim? Tani kemi Areolën, portierin tonë edhe për sezonin e ardhshëm’. Janë këto fjalë që bëhen pjesë e lojës përsa i përket merkatos së transferimeve.

ndërkaq Buffon ka marrë disa ditë kohë për t’u menduar dhe se javën e ardhshme do të vendosë nëse do të pranojë apo jo ofertën e Paris Sën Zhermenit; një kontratë 2 vjeçare që është një mundësi tjetër për 40 vjecarin për të vijuar ëndrrën e tij për të fituar Ligën e Kampioneve. Në fakt për portierin italian kanë ardhur disa oferta, por ajo e parizienëve duket se është më konkretja

sfidanti.al