Ndeshja e vitit për Realin e Madridit do të jetë javën e ardhshme, në 26 maj në Kiev ndaj Liverpulit në finalen e Ligës së Kampioneve me madrilenët që luajnë aktin final të këtij evenimenti për të tretin vit radhazi. por edhe ndeshja e fundit në kampionat ndaj Vijarrealit do të kujtohet, kjo për faktin se në këtë përballje trajneri Zidane i dha mundësinë djalit të tij Luka që të bëjë debutimin me skuadrën e parë të Realit me 20 vjeçarin që luan në rolin e portierit.
Ndeshja mes Vijarrealit dhe Realit të Madridit përfundoi me rezultatin 2-2 me madrilenët që e panë veten të arrihen nga ‘Nëndetësja e Verdhë’ pasi e kryesuan ndeshjen 2-0. Ajo që ka rëndësi është se nga Zidane Jr nuk u shënuan gabime.
sfidanti.al