Qeveria shqiptare po mburret se është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që po implementon procesin e Vetingut, veçse kur vjen puna tek futbolli, Shqipëria mbetet një vend pa qeveri. Në Serbi, një vend që sipas nesh nuk merr vesh nga vetingu, policia arrestoi një arbitër vetëm sepse ai dha një penallti skandaloze në një ndeshje të kampionatit.
Është e vërtetë që penalltia, e dhënë nga Srgjan Obradoviç, ishte “me peshë”, pasi ndihmoi Spartakun e Suboticës që të kualifikohej për në Ligën e Europës, në dëm të Radniçkit të Nishit, në një ndeshje direkte, veçse që të arrinte puna deri tek arrestimi, pak besohej.
Gjithsesi, policia serbe e bëri, ndërsa nëse ky standard do të përdorej në Shqipëri, gjysma e arbitrave që drejtojnë ndeshjet e Superligës duhej të ishin tani pas hekurave. Kaq shumë teatër dhe tallje ka pasur ndaj futbollit!
Sfidanti.al