Paratë që tani fitojnë klubet nga sponsorët, kurrë nuk kanë qenë kaq të mëdha dhe për këtë fakt dëshmoi edhe marrëveshja e fundit që arriti klubi i Çelsit me kompaninë e njohur të prodhimit të automobilave, “Hundai”.
Sipas marrëveshjes, futbollistët e Çelsit, sezonin e ardhshëm, në mëngët e bluzave të tyre do të mbajnë logon e kompanisë së lartpërmendur dhe si shpërblim ky klub londinez do të marrë plot 50 milionë sterlina të pabesueshme. Marrëveshja ka një afat pesëvjeçar që do të thotë se Çelsi do të përfitojë 10 milionë sterlina në vit. Në fakt, kjo është marrëveshja më e majme e këtij lloji që nënshkruan një klub i Premier Ligës.