Nesta shfaqet në Peruxhia, vendimi që habiti median e “çizmes”

Alesandro Nesta ka qenë edhe më parë trajner, por në ekipin e Majamit të kategorisë së dytë të kampionatit amerikan, por, që në fillim të javës tjetër, ai do të jetë trajner në atdheun e tij, Itali.

Media e “çizmes”, meqë Italia ka formen e tillë, shkruan se mbrojtësi legjendar italian do të pasojë në stolin e drejtimit të Peruxhias trajnerin Roberto Breda, me të cilin kryesia e këtij klubi e ndërpreu kohët e fundit bashkëpunimin.

Ç’është e vërteta, ky veprim i klubit të mësipërm habiti shumëkënd, sepse, pavarësisht nga barazimi në ndeshjen e fundit me Novarën, Breda i siguroi Peruxhias vendin në play off për t’i ngjitur në Serinë A, kështu që ky ekip mund të kthehet në kampionatin elitar italian.

Sfidanti.al