Pse  “Dora e djathtë” në stafin e Murinjos ..këputet pas 17 viteve !

Mançester Junajtidi njoftoi përmes uebsajtit të vet zyrtar se Rui Faria, bashkëpunëtor kohëgjatë i Zhoze Murinjos, nuk do të jetë më pjesë e stafit të tij. “Dora e djathtë” e Murinjos që bashkëpunoi me trajnerin portugez plot 17 vite, nuk do të jetë më midis atyre specialistëve, te të cilët ka besim Murinjo, ndërkohë që edhe vetë Faria e konfirmoi këtë lajm.

“Mbasi u mendova gjatë, me zemër të thyer, mora vendimin se ka ardhur koha që unë ta bëj një hap të tillë. Gjatë 17 viteve të kaluar, unë kam pasur një përvojë të pazakontë e të paharrueshme. Por, koha kalon dhe tani unë konsideroj se duhet të kaloj më shumë kohë me familjen time, para se të ndërmarr një hap tjetër në karrierën time profesionale. Unë i shpreh mirënjohjen time më të thellë Zhoze Murnjos për besimin që ai ka patur tek unë gjatë të gjithë këtyre viteve. Do të doja ta falendëroja atë për shansin e besimin që më dha, dhe për dijenitë e përvojën që ndau me mua, por, në radhë të parë, për miqësinë që ai më ofroi mua”, deklaroi Faria.

Sfidanti.al