Akuzat e forta ndaj Arbitrit; UEFA nis procedimin ndaj Bufonit.

Ndeshja mes Juventusit dhe realit të Madridit në Santiago bernabeu, do të mbetet një njollë në karrierën e ndritur të portierit të Xhanluixhi Bufon. UEFA ka nisur hetimet për  portierin italian i cili rrezikon ndëshkim të fortë më shumë për akuzat që ka barë ndaj arbitrit Majkëll Oliver sesa për kartonin e kuq. Përsa i përket kartonit të kuq, mendohet se Bufon do të ndeshkohet me 2-4 ndeshje pezullim, dënim që gjithsesi nuk do ta kryejë duke qenë se do tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit.

Ndërsa për akuzat ndfaj arbitrit anglez, 40 vjeçari me shumë gjasa do të ndëshkohet me një pezullim për një kohë të pacaktuar që do të thotë se Bufon ka shumë mundësi që të mos e luajë ndeshjen e lamtumirës me fanelën e përfaqësueses Italiane që ishte përcaktuar të ishte ajo e 4 qershorit me Holandën. gjithsesi, Komisioni i disiplinës së UEFA do të diskutojë këtë cështje në mbkledhjen që do të mbajë në 31 maj.

sfidanti.al