Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht cështjen e blerjes së Neymar nga Paris Saint Germain. Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez është gati të investojë shifrën e cmendur prej 600 milionë eurosh. Në këtë shifër përfshihet jio vetëm vlera e kartonit të futbollistit, por edhe ajo për pagën dhe shpërblimet e Nejmar.
Sipas asaj që u publikua nga media spanjolle, babai i Nejmarit duket se ka nisur të bëjë lëvizjet e tij për largimin e sulmuesit 25 vjeçar nga Paris Sën Zhermeni edhe pse ai ka nënshkruar me transalpinët një kontratë deri në vitin 2022.
Ndërkaq, vetë Nejmar duket se ka ndërmend që t’i prishë punë Realit të Madridit me anë të një postimi të tij në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet qëndrimi i tij te kampionët e Francës. ‘Krenar për fanelën e re dhe që do të vazhdoj t’i argëtoj të gjithë-shkruante Neymar në Tëitter, disa orë pas publikimit të uniformës së re të Paris Saint Germain.
sfidanti.al