Ndersa ne vitet e kaluara Hamburgu ne nje fare menyre ia dilte te mbijetonte ne Bundeslige, kete radhe nuk ia doli dot. Kete te diel, Hamburgu perjetoi dramen me te madhe te tij teksa pas 55 vitesh ra ne Bundesliga 2 per here te pare ne historine e tij. Fitorja 2-1 ndaj Borusia Mynshemgladbahut nuk pati shume vlere duke qene se Volfsburgu e fitoi ndeshjen e tij me Kelnin.
E gjithe kjo shkaktoi nje zemerim te madh te tifozet e Hamburgut te cilet nuk ngurruan te hedhin ne fushen e lojes tymosese duke bere qe ndeshja te nderpritet 45 sekonda nga fundi i saj. U desh nderhyrja e policise qe te qetesoje situaten dhe skuadrat te luajne edhe ato pak sekonda qe i kishin mbetur per tia lene vendin loteve te lojtareve dhe tifozeve te Hamburgut, nderkoha qe per kete skuader u ndal edhe ora e stadiumit qe tregonte kohen e qendrimit te Hamburgut ne Bundeslige.
Sfidanti.al