Bosi i Dortmundit jep një lajm të keq për Bundesligën!

Nëse tifozët gjermanë kanë ndonjë shpresë se Bajerni mund të ketë ndonjë rival në kampionat, emri i parë që u vjen ndërmend është ai i Dortmundit. Borusia u bë skuadra e fundit që nuk lejoi dominimin e bavarezëve duke fituar dy tituj radhazi në 2011 e 2012, por bosi i saj, Hans-Joakim Vacke, nuk jep sot asnjë shpresë se kjo mund të përsëritet.

“Arsyet financiare janë themelore, – shprehet Vacke, në intervistën për gazetën e Mynihut, “Zydojçe Cajtung”, – Në 2011 e 2012 ne kishim border rrogash 40 milionë eurosh, dhe Bajerni 80 milionë, ndërsa sot diferenca është sërish dyfish, por me shifra të tjera. Ne paguajmë 110 milionë euro rroga, ata 220. Nëse diferenca në 2012 ishte 40 milionë, sot është 110”.

“Edhe nëse ne marrim 2-3 lojtarë të shkëlqyer, për t’i rrezikuar, – vazhdon shefi ekzekutiv i Dormtundit, – është e sigurt se Bajerni do të përdorë fuqinë e tij financiare për të na i marrë. Ne u dobësuam shumë kur ikën Levandovski, Humels e Gëce”. Mbetet vetëm që bavarezë të bëjnë shumë gabime, por Vacke nuk beson se kjo do të ngjajë.

Sfidanti.al