Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, thotë se ai nuk do t’u rekomandonte fëmijve që të merren me futboll, sepse ky i fundit është i lidhur me shumë stres.
“Më e mira në jetë është ajo që nuk shkakton stres, nuk sjell presione. Fëmijtë duhet të merren me atë gjë që u pëlqen më shumë. Vetkuptohet që atyre u pëlqen futbolli, por vetëm ai futboll që është lojë. Por, kur futbolli të hyn në gjak, atëherë, puna ndryshon, sepse në futboll ka fitore, por ka edhe humbje dhe, ti, duhet të pajtohesh me to, do apo nuk do, gjë që, në fakt, nuk është një gjë e lehtë”, vuri në dukje mentori i Atletikos së Madridit, duke shtuar:
“Madje, edhe ne që kemi kaq shumë vite që merremi me futbol dhe po plakemi me të, e kemi të vështirë që të pajtohemi me situatat që krijohen. Fëmijtë duhet t’i mësojnë këto gjëra që në vogëli, që ta kenë me të lehtë, kur të rriten. Kështu është jeta në futboll”, tha Simeone.
Sfidanti.al