“Mundo Deportivo”:  Gjyqtari më i keq në historinë e “El Klasikos”

Alehandro Hoze Hernandez (35 vjeç) la shumë për të dëshiruar në derbin e fundit mes Barcelonës dhe Realit, megjithëse duhet të vihet në dukje se ai pati një detyrë shumë të vështirë; dikush simulonte me ose pa mjeshtri, dikush tjetër godiste kundërshtarin hapur ose fshehurazi e kështu me radhë. Shumë kritika erdhën nga media katalonjase që konsideron se ky gjyqtar ishte më i keqi në historinë e “El Klasikos”.

“Gjykimi më i keq në historinë më të re të ‘El Klasikos’”, e titullonte shkrimin e vet “El Mundo Deportivo” që, tradicionalisht, mban anën e klubit katalonjas dhe që, me këtë rast, shkruante:

“Gjyqtarët janë në gjendje të bëjnë gabime në shumë ndeshje, por ky Hernandezi ishte i veçantë, sepse ai i bëri të gjithë gabimet brenda një ndeshjeje të vetme, madje, në një ndeshje, të cilën e ndiqnin më shumë se një miliard njerëz! Ai hyri në këtë ndeshje me reputacionin e arbitrit më të mirë spanjoll, por doli nga ajo si arbitri më i keq! Ai, gjatë gjithë ndeshjes gjente të vendosej në pozicione të këqia, madje, pengonte edhe pasimet e shkurtra të lojtarëve të Barcelonës”.

Sfidanti.al