Federata nderkombetare e Futbollit sanksionon ate ruse nje muaj nga fillimi i Kupes se Botes. Qeveria e futbollit boteror vendosi te gjobise Federaten Ruse te Futbollit me 30 mije Franga Zvicerane per koret diskriminuese dhe raciste te tifozerise se saj gjate ndeshjes miqesore te 27 marsit mes Frances dhe Rusise.
Vendimi per te gjobitur Rusine u mor pas nje sere hetimesh te kryera nga Komisioni i Disiplines se FIFA ku perfshihet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike. Pasi analizoi gjithçka ne lidhje me kete histori, FIFA arriti ne perfundimin se Federata Ruse theu nenin 58 te Kodit Disiplinor te FIFA.
Sfidanti.al