Adios Vinçenco! Trajneri i tradhetuar dy here brenda një sezoni…

Mbas vetëm katër muajsh, kryesia e Seviljes vendosi që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin italian mbas humbjes fatkeqe 1-2 nga Levante. Ky është shkarkimi i dytë i Vinçenco Montelës brenda një sezoni, pasi ai u shkarkua edhe si trajneri i parë i Milanit, të cilin ai dështoi që ta fuste në rrugën fituese. Megjithëse, atij i shkoi për shtat eliminimi nga Sevilja i Mançester Junajtidit në Ligën e Kampioneve, seria pa fitore në La Ligën spanjolle dhe humbja e thellë 5-0 nga Barcelona në finalen e Kupës së Mbretit dolën se ishin faktorët vendimtarë që çuan në shkarkimin e tij. Sidoqoftë, kupën e mbushi edhe humbja nga Levante.

Trajner i ri i Seviljes u caktua Hoakin Kaparos (62 vjeç), specialist i njohur futbolli që më parë ka drejtuar Vilarealin, Deportivo La Korunjën, Bilbaon, Majorkën, Levanten, Granadën dhe Osasunën. Ai ka qenë edhe më parë trajner i Seviljes gjatë viteve 2000-2005.

Sfidanti.al