Origjina e Mesit nuk është nga Argjentina, sa bark të madh..Italia

Siç dihet, këtë verë, në Rusi, do të zhvillohet kampionati botëror i futbollit, ku do të marrë pjesë edhe Argjentina. Me këtë rast, lidhur me futbollistin më të mirë të saj, Lionel Mesi, qarkullojnë shumë histori dhe, sipas njerës prej së cilës, origjina e tij nuk është nga Argjentina. Këtë informacion e kanë publikuar, më parë, edhe gazeta të tjera, kurse, tani, atë e transmeton edhe gazeta prestigjioze spanjolle “Marka” që publikon, me këtë rast, edhe pemën gjenealogjike të familjes Mesi, mbi bazën e së cilës del se origjina e Mesit është nga Italia!

Para 136 vitesh, Anxhelo Mesi që ka qenë stërgjyshi i yllit aktual të Barcelonës, u shpërngul në Argjentinë, duke ardhur nga Ankona. Ai udhëtoi me tren për në Xhenova, nga ku u nis për në Argjentinë, më saktë në Rosario, ku, më vonë, sikurse dihet, është lindur Lionel Mesi. Si konfirmim për këtë origjinë të një prej futbollistëve më të mirë të botës mund të shërbejë fakti se në qytezën italiane Rekanati, sot, ka disa familje që kanë mbiemrin Mesi.

Mesi është i lidhur me Italinë edhe sepse e ëma e tij, por edhe bashkëshortja e tij, Antonela, e kanë origjinën nga jugu i Italisë, më saktë nga krahina e Kalabrisë.

Sfidanti.al